
Mesfushori shqiptar, Lindon Selahi ka shënuar sërish gol për ekipin e tij kroat.
Në minutën e 45 të sfidës, Selahi realizoi një gol shumë të bukur duke kaluar në avantazh Rijekën ndaj Varazdinit. 23-vjeçari deri më tani ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asist.
Ndoshta ky është një sinjal për trajnerin e kombëtares kuqezi Silvinjon për t’i bërë një ftesë.
Selahi mungon prej dy vitesh në një grumbullim me kuqezinjtë që nga nëntori i vitit 2020, edhe pse shpesh-herë ka pasur probleme në mesfushë.
Rijeka 1-0 Varaždin (45')
— Everything About HNL (@AboutHnl) March 12, 2023
Selahi gives Rijeka the lead! pic.twitter.com/qOG8d8xvBi