Sport12 Mars 2023, 17:08

Plas dhuna në futbollin e Kosovës, fluturojnë karriget në stadiumin e Podujevës, arrestohen disa tifozë

Shkruar nga Pamfleti

Plas dhuna në futbollin e Kosovës, fluturojnë karriget në

Ndeshja mes Llapit dhe Ballkanit ka pasur përfundim të hidhur, pasi tifozët e të dyja skuadrave janë përleshur me njëri-tjetrin.

Pas ndeshjes, e cila përfundoi 3-2 në favor të Llapit, eskaloi edhe situata në tribunat e stadiumit “Zahir Pajaziti”. Tifozët e Ballkanit, të cilët kishin udhëtuar në Podujevë, filluan shkuljen e karrigeve nga stadiumi, duke i hedhur në drejtim të tifozëve llapjanë. Madje, karriget fluturuan edhe jashtë stadiumit, duke përfunduar në rrugë.

Policia e Kosovës bllokoi daljen e tifozëve mysafir, derisa ata vendas i largoi nga stadiumi, në tentativë për të qetësuar situatën e krijuar.

Te Llapi ende nuk kanë reaguar në lidhje me dëmet që mund të jenë shkaktuar në stadiumin "Zahir Pajaziti".

Madje, ka pasur edhe të arrestuar në këtë tollovi të krijuar brenda stadiumit të Llapit.

llapi ballkani perëndimor futbolli kosovar