
Kanë përfunduar 3 sfidat e javës së 27 të Premier Ligës.
Arsenali i Xhakës ka mposhtur në transfertë Fulhemin me rezultatin 3-0. “Topçinjtë” zhbllokuan sfidën në minutën e 21 me Gabriel, ndërsa shumë shpejt Martineli dyfishoi shifrat. Brenda pjesës së parë Odegaard thelloi rezultatin, duke siguruar kështu suksesin.
Ekipi i Artetas kryeson kampionatin me 66 pikë, 5 më shumë se Mançester Siti
Nga ana tjetër, Mançester Junajtid dhe Sauthempton ndanë pikët në “Old Trafford”. “Djajtë e Kuq” mbetën me 10 lojtarë në minutën e 34, pasi Kasemiro u ndëshkua me kartonin e kuq.
Ekipi i Ten Hag renditet në vendin e 3, ndërsa Sauthemptoni mbyll klasifikimin.
Edhe Uest Hem dhe Aston Vila kanë dalë me nga 1 pikë në javën e 27 të kampionatit anglez.