
Kristiano Ronaldo duket se nuk është dakord me dhënien e "Topit të Artë" për Lionel Mesin. Sulmuesi argjentinas triumfoi për herë të tetë në këtë çmim individual, duke lënë pas me pesë trofe yllin portugez të Al Nassr.
Ka qenë pikërisht një koment i Ronaldos që ka nxitur debate. Në llogarinë e gazetës spanjolle “AS”, Ronaldo ka reaguar me emoji duke "u shkrirë gazit". Ishte një video e publikuar në llogarinë e gjigandes spanjolle, ku nëndrejtori Tomas Roncero nuk ishte dakord që “Topi i Artë” t'i jepej Mesit.
Pikërisht komenti pas ceremonisë ka bërë që Ronaldo të reagonte me emoji, dukshëm kundër çmimit për rivalin e tij më të madh në sport. Diskutimet rreth këyre trofeve asnjëherë nuk do ndalen, me fituesin që shpallet në bazë të votave të gazetarëve sportivë nga gjithë bota.

Lini një Përgjigje