Sport 6 Tetor 2023, 19:50

Mesi i thotë lamtumirë SHBA, kampioni i Botës merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij

Shkruar nga Pamfleti

Mesi i thotë lamtumirë SHBA, kampioni i Botës merr vendimin

Lionel Mesi është kthyer në një bekim për Inter Miami, por dhe për vetë MLS, pasi “Pleshti” nuk pritet të qendrojë gjatë në SHBA, jo vetëm për shkak të moshës. Mediat argjentinase zbulojnë se kampioni i botës ka vendosur që nga futbolli i luajtur do të tërhiqet me ekipin ku nisi gjithçka, Newell’s Old Boys. Mesi do të largohet nga SHBA në vitin 2025 për t’u bashkuar me ekipin e tij të parë, në vendin e lindjes.

Kjo shihet edhe si një lëvizje për të qenë më në formë për kampionatin Botëror që do të zhvillohet në vitin 2026. Të njëjtën linjë pret të ndjekë edhe miku i tij Nejmar, i cili në vitin 2025 ka vendosur të kthehet te Santos për ta mbyllur me futbollin e luajtur.

lionel mesi sulmuesi argjentinas