Sport 6 Tetor 2023, 18:19

Dhunë dhe trazira te Legia, policia holandeze arreston dy shokë të skuadrës së Muçit, presidenti dhe futbollistët përleshen me sigurinë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Dhunë dhe trazira te Legia, policia holandeze arreston dy shokë

Pas ndeshjes së Ligës së Konferencës AZ Alkamar-Legia Varshavë, dy lojtarë të klubit polak u arrestuan për sulme ndaj stafit të AZ. Më herët në mbrëmje, një oficer policie ka mbetur pa ndjenja kur tifozët e Legias u përpoqën të hynin me forcë në stadium.

Policia holandeze e quan klubin një ‘partner jo të besueshëm’, sepse nuk u përmbushën marrëveshjet e qarta të sigurisë. Megjithatë, Polonia reagoi me indinjatë ndaj veprimeve të policisë holandeze dhe ka nisur një hetim. Policia e Holandës ka arrestuar dy persona pas ndeshjes mes AZ Alkmar dhe Legias pa zbuluar detaje, por mediat polake raportojnë se janë ndaluar lojtarët Josue dhe Radovan Pankov.


Mediat polake shkruajnë gjithashtu se në turmë pas ndeshjes, policia ka rrahur edhe presidentin e klubit, Dariusz Mioduski. Mediat polake shkruajnë më tej se ka pasur një shtyrje dhe një përleshje me sigurimin, i cili nuk ka dashur ta linte skuadrën të dilte nga stadiumi. Dyshohet se tifozët e skuadrës polake në atë moment kanë nisur të largohen nga sektori i tyre, ndaj sigurimi e ka cilësuar situatën të rrezikshme. Situata u përshkallëzua dhe në turmë mbetën të lënduar edhe presidenti i klubit polak, Dariusz Mioduski dhe një nga trajnerët, të cilët u goditën në fytyrë dhe shpinë. Gjithashtu në rrjetet sociale u shfaqën informacione se njëri nga rojet e sigurisë është rrëzuar në dysheme dhe ka pësuar tronditje dhe ka thyer krahun.

Në një moment, policia dyshohet se kërcënoi se do të hynte me forcë në autobus nëse Pankov nuk zbriste. Rreth një orë pas fillimit të trazirave, policët e morën serbin dhe kapitenin e ekipit Josue.

legia e varshavës tifozët az alkmar