Sport 6 Tetor 2023, 17:34

AEK tërbohet pas banerit “Kosova është Shqipëri”: Neveritëse! Do gjejmë përgjegjësit dhe do i përjashtojmë përgjithmonë nga stadiumi

Shkruar nga Pamfleti

AEK tërbohet pas banerit “Kosova është

Skuadra e AEK-ut ka reaguar ashpër pas shpalosjes së një baneri në stadium gjatë mbrëmjes së djeshme në ndeshjen kundër Ajaksit.

Në reagim thuhet se ekipi i AEK-ut e dënon shfaqjen e këtij baneri qoftë edhe për pak sekonda, “me përmbajtje ekstreme nacionaliste” në stadiumin e tyre.

Më tej thuhet se shpalosja e banerit me fjalët “Kosova është Shqipëri”, është ngjarje trishtuese dhe indinjuese, si dhe se personat që e kanë kryer këtë veprim do të gjenden dhe do të përjashtohen përjetë nga stadiumi.

Kujtojmë se baneri i tifozëve të AEK “Kosova është Shqipëri”, ishte një kundërpërgjigje ndaj një baneri të shpalosur nga tifozët e ekipit grek rival i tyre, Oimpiakos, ku thuhej “Kosova është Serbi”.

Për banerin e dytë, asnjë organizatë sportive greke dhe jo vetëm nuk ka bërë asnjë reagim, e jo më të nisë hetimet dhe ta dënojë kaq radikalisht.

Mesazhi u shfaq në stadium nga një grup joshqiptar.

Mesazhi vjen pas një fushate agresive të mesazhit "Kosovo je Serbija" në stadiumet serbe, rumune, ruse, etj.

Tifozët e AEK-ut njihen si grup antifashist. Kujtojmë se Greqia është një ndër 5 shtetet që nuk njeh pavarësinë e Kosovës. Ato janë: Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.

Reagimi i ekipit grek të AEK:

PAE AEK shpreh neverinë e saj dhe dënon pa mëdyshje paraqitjen, qoftë edhe për pak sekonda, të një pankarte me përmbajtje ekstreme nacionaliste në stadiumin tonë, e cila nuk ka të bëjë absolutisht me origjinën historike të shoqatës sonë dhe sigurisht as me atë për të cilën qëndron që nga themelimi i saj.

AEK-u nuk ka nevojë të provojë asgjë me fjalë, pasi e ka bërë me vepra në mënyra të padiskutueshme dhe me nisma që asnjë grup tjetër nuk ka bërë, kundër luftës.

Për ngjarjen konkrete trishtuese dhe indinjuese, PAE AEK deklaron se nuk do të qëndrojë në heshtje.

Tashmë po nisim veprime për të gjetur përgjegjësit edhe për një imazh të çastit, e përsërisim, që shqetësoi me të drejtë masën e madhe të botës sonë sportdashëse, e cila gjithashtu ka kundërshtuar fuqishëm.

Ne patjetër do t'i gjejmë përgjegjësit dhe do të ndalohen përgjithmonë të hyjnë në stadiumin tonë.

Lexo edhe: https://pamfleti.net/sport/tradhti-thike-ne-zemer-revoltohen-mediat-serbe-pas-banderoles-se-tifozeve--i191817

Banderola e shpalosur nga tifozët e AEK-ut të Athinës në ndeshjen ndaj Ajaksit, ku shkruhej: “Kosova është Shqipëri”, është konsideruar ditën e sotme si tradhti dhe “thikë në zemër” nga serbët dhe mediat e këtij vendi.

Kjo banderolë e tifozëve të AEK-ut vjen si kundërpërgjigje ndaj rivalëve të Olimpiakosit.

“Kurir.rs” raporton se tifozët e AEK-ut i kanë befasuar me banderolën e tyre, që ka tronditur gjithë Serbinë.

“Tradhti! Tifozët grekë, thikë në zemër serbëve: Vëllezër, këtë nuk e prisnim nga ju! Parulla që tronditi Serbinë”.

Ky është titulli  i “Kurir” ndaj banderolës së tifozëve të AEK-ut të Athinës.

Sipas këtij portali, jo shumë kohë më parë, mbështetësit e AEK-ut kishin një slogan që thoshte të kundërtën, ndaj askush nuk e ka të qartë pse dhe si ka ndryshuar qendrimi i tifozëve të klubit grek.

aeku i athinës skuadra greke