Sport 6 Tetor 2023, 17:08

U shkarkua pas 2 humbjeve radhazi, zbulohet rroga e majme e Orges Shehit te Tirana

Shkruar nga Pamfleti

U shkarkua pas 2 humbjeve radhazi, zbulohet rroga e majme e Orges

Orges Shehi është në qendër të vëmendjes pas largimit të tij nga skuadra e Tiranës.

Trajneri durrsak nuk do të jetë më pjesë e bardhebluve, megjithatë tashmë janë bërë me dije detaje të kontratës së tij.

Klubi i Tiranës ka bërë me dije se do të jetë në kontratë deri në fund të edicionit futbollistik.

Në vendin tonë, kontratat e futbollit janë 10-mujorshe. Orges Shehi paguhej 8,8 milionë lekë në muaj, që do të thotë se në një sezon merrte plot 88 milionë lekë të vjetër.

Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë mes Shehit dhe Tiranës, teksa klubi bardheblu njoftoi dje se ai do të vijojë të jetë i pezulluar, por jo i larguar.

Dy humbje radhazi në “Selman Stërmasi”, fillimisht ndaj Erzenit, me rezultatin, 0-2 e më pas ndaj Laçit, me rezultatin 0-3, mjaftuan që Presidenti i “bardhebluve” të Tiranës, Refik Halili, të merrte vendimin për ish-trajnerin e Tiranës.

Orges Shehi, nuk është më tekniku i “rekordmenëve” të futbollit shqiptar, duke i dhënë kështu fund aventurës 2-vjeçare në krye të stolit të Tiranës.

Kujtojmë se tekniku durrsak mori drejtimin e bardhebluve më 27 janar të vitit 2021 dhe gjatë “epokës” së tij në stolin e Tiranës, “Bardheblutë” fituan një titull kampion ne sezonin 2021-2022 dhe një Superkupë Shqipërie, në të njëjtin vit.

orges shehi ish-trajneri i tiranës tekniku durrsak