
Befasi në Kupën e Italisë. Parma ka eliminuar Leçen me rezultatin 2-4, në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/16 që u mbajt në “Stadio Via del Mare”.
Skuadra nga Parma tregoi se kishte ardhur për kualifikim, teksa shënoi 2 gola brenda gjysmë ore, përkatësisht me Sohm dhe Boni. Djemtë e D’Aversas shkurtuan diferencat me Strefezan, por në fund një autogol i Pongraçiç dhe goli i Man me penallti vulosën fatin e takimit në të mirë të ekipit të Pekias.
Sa i takon Ylber Ramadanit, mesfushori shqiptar luajti për 90 minuta me Leçen. Në fund, vlerësimi 6.1 për paraqitjen e tij.
Lini një Përgjigje