
Shumë pak histori në “San Siro” mes Milanit dhe Leçes! Kuqezinjtë bënë çfarë deshën dhe dukeshin në një formë fizike të jashtëzakonshme, deri në pikën që Himenez dhe Nkunku shënuan për herë të parë dhe ekipi goditi katër herë shtyllat gjatë 90 minutave, teksa sfida u “vulos” nga Pulisiç.
Një ndeshje që mund të kishte përfunduar me goleadë, përfundoi “vetëm” me tre gola diferencë.
Plot 10 gjuajte në kuadrat për Milanin, teksa tentativën e vetme në radhët e Leçes e regjistroi Medon Berisha, i cili në duelin e sotëm mbajti edhe shiritin e kapitenit.
Masimiliano Alegri mund të buzëqeshë nga tribunat: Milan, i cili sot u argëtua mes spektaklit, do të përballet me Lacion në 1/8-at e finales së Kupës së Italisë 2025-2026 për një vend mes tetëshes së parë.
Lini një Përgjigje