
Pas humbjes kundër Napolit një javë më parë, Milani është ndalur sërish, por kësaj here në “San Siro”. Kuqezinjtë nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 2-2 kundër Fiorentinës në javën e 31 të Serisë A.
Në minutën e 7, Malik Çau dërgoi topin në rrjetën e tij, pas një aksioni të shpejtë të miqve.
Tre minuta më vonë, Fiorentina shënoi golin e dytë me të zakonshmin e këtij sezoni, Moize Kin, pas asistit të Dodo. Në minutën e 23 erdhi reagimi i kuqezinjve, ku Temi Abraham ngushtoi shifrat për Milanin.
Anglezi bëri vetë gjithçka bukur dhe pas një kombinimi me Pulisiç, dërgoi topin në rrjetë.
Milani barazoi shifrat në minutën e 64 me Luka Joviç, goli i tij i parë për këtë sezon në Serinë A. Pas një topi të Fofana dhe hutimit të mbrojtësve miq, sulmuesi serb përfitoi dhe barazoi shifrat.
Me këtë barazim, Milani renditet në vendin e 9 me 48 pikë, ndërsa Fiorentina mban vendin e 6 me 52 pikë po aq sa Lazio dhe Roma, por dy ekipet e kryeqytetit kanë nga një ndeshje më pak.
Lini një Përgjigje