
Një akuzë e fortë për Karim Benzema vjen nga Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin. Ky i fundit në një intervistë ka akuzuar sulmuesin për mbështetjen që ka ndaj terroristëve myslimanë.
“Karim Benzema ka lidhje me terroristët myslimanë. Karim Benzema ka lidhje të forta, siç të gjithë e dimë, me Vëllazërinë Myslimane“, ka deklaruar zyrtari francez. Ky i fundit nuk ka preferuar të japë më shumë detaje, duke ngritur shumë pikëpyetje.
Kujtojmë se pak ditë më parë në rrjetet sociale, ish-sulmuesi i Realit të Madridit shkroi: “Të gjitha lutjet shkojnë për popullin në Gaza, që edhe njëherë bëhet viktimë e bombardimit të padrejtë, që nuk kursen as gratë dhe fëmijët”.
Ideologjia e Vëllazërisë, e krijuar nga Al Banna dhe mendimtari Sayed Qutb, lindi si rezistencë ndaj kolonializmit britanik dhe u konsolidua si një alternativë ndaj kulturës materialiste dhe individualiste të Perëndimit.
Lini një Përgjigje