
Përfundon pjesa e parë e mqësores historike mes Shqipërisë dhe Kilit që po luhet në “Ennio Tardini”. Kuqezinjtë kanë zhvilluar një 45 minutësh të dobët, ku janë mposhtur me rezultatin minimal 1-0 nga amerikano-latinët.
Eduardo Varga zhbllokoi sfidën në minutën e 20. Një pasim i bukur brenda zonës së kuqezinjve u kap nga Vargas, i cili me një goditje potente dërgoi topin furishëm, në rrjetën e Tomas Strakoshës, duke “shtangur” djemtë e Silvinjos.
Kuqezinjtë protestuan për një prekje të topit me dorë, por gjyqtari bëri shenjë nga qendra e fushës duke e quajtur të vlefshëm golin.
Goal: Eduardo Vargas | ???????? Albania 0-1 Chile ????????pic.twitter.com/OVepjjZ4Ny
— FootColic ⚽️ (@FootColic) March 22, 2024
Lini një Përgjigje