
Mirlind Daku është shfaqur sot protagonist me ekipin e tij Rubin Kazan, në ndeshjen përballë Soçi. Sfida e vlefshme për javën e tretë të Premier League ruse, përfundoi 2-1 për Rubin Kazanin.
Në sfidën ndaj Soçi, Daku u bë protagonist që në minutat e para të ndeshjes, teksa fitoi një penallti pas një prekje topit me dorë në zonë, që u akordua nga VAR-i. Sulmuesi nuk gaboi nga pika e bardhë, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij në minutën e 12.
Në minutën e 78 erdhi edhe goli i dytë personal i sulmuesit kur pas një goditje dënimi të ekzekutuar me shpejtësi, ai bëri një ndalim perfekt të topit, të cilin më pas e kaloi me mjeshtëri mbi portierin duke dyfishuar shifrat.
Kjo ishte ndeshja e tretë radhazi në të cilën Daku gjen rrjetën, pasi kishte shënuar edhe në javën e mëparshme ndaj Zenit Shën Petersburgut në kampionat, dhe ndaj Orenburgut në mesjavë në Kupën e Rusisë.
Lini një Përgjigje