Nga Brentfordi e Empoli tek Lacio e Rubin Kazan, kush janë klubet e kuqezinjve që uruan Shqipërinë për kualifikimin në “EURO 2024” (Fotot) - Sport
Sport18 Nëntor 2023, 17:21

Nga Brentfordi e Empoli tek Lacio e Rubin Kazan, kush janë klubet e kuqezinjve që uruan Shqipërinë për kualifikimin në “EURO 2024” (Fotot)

Shkruar nga Pamfleti

Nga Brentfordi e Empoli tek Lacio e Rubin Kazan, kush janë klubet e

Shqipëria bëri mrekullinë për herë të dytë duke arritur që të kualifikohet në Europian, pas asaj pjesëmarrjeje në vitin 2016. Falë golit të Sokol Cikalleshit, kuqezinjtë morën 1 pikë të vlefshme ndaj Moldavisë duke siguruar kështu matematikisht kualifikimin.

Merita më e madhe padyshim shkon për trajnerin Silvinjo dhe futbollistët e Kombëtares. Pas kualifikimit kanë reaguar edhe klubet ku aktivizohen futbollistët si: Bani Jas, Lacio, Rubin Kazan, Espanjol, Empoli, Koniaspor, Brentford, Darmstadt dhe Legia e Varshavës.

Bani Jas: Ylli i Bani Jas dhe i Kombëtares shqiptare të futbollit. Urime për yllin tonë Taulant Seferi. Kualifikohet për në “EURO 2024”. Luajti sot dhe ishte ylli i ndeshjes. Ai kontribuoi për të sjellë një gol kualifikimi për Kombëtaren e shtetit të tij.

Nga Brentfordi e Empoli tek Lacio e Rubin Kazan, kush janë klubet e

Koniaspori: Urime!

Nga Brentfordi e Empoli tek Lacio e Rubin Kazan, kush janë klubet e

Brentfordi: Duke u zhytur! Thomas Strakosha dhe Shqipëria siguruan pjesëmarrjen e tyre në “EURO 2024” mbrëmjen e djeshme.

Nga Brentfordi e Empoli tek Lacio e Rubin Kazan, kush janë klubet e

Legia e Varshavës: Urime Ernest Muçi për kualifikimin!

Nga Brentfordi e Empoli tek Lacio e Rubin Kazan, kush janë klubet e

Espanjoli: Ne duam të urojmë lojtarin tonë, Keidi Bare, i cili dje u kualifikua për në “EURO 2024” me Kombëtaren e tij. Urime Keidi!

Nga Brentfordi e Empoli tek Lacio e Rubin Kazan, kush janë klubet e

Lacio: Ti udhëhoqe Kombëtaren tënde drejt historisë, urime Elsi!

Nga Brentfordi e Empoli tek Lacio e Rubin Kazan, kush janë klubet e

Empoli: Etrit Berisha dhe Ardian Ismajli në Europian. Falë një barazimi me Moldavinë, Shqipëria e Berishës dhe Ismajlit tonë ka fituar kualifikimin për në fazën finale të Europianit vitin tjetër në Gjermani.

Nga Brentfordi e Empoli tek Lacio e Rubin Kazan, kush janë klubet e

Darmshtad: Krenar për ty, numri ynë 23 u kualifikua për në kampionatin Europian 2024 në Gjermani me Kombëtaren e Shqipërisë, Klaus Gjasula.

Nga Brentfordi e Empoli tek Lacio e Rubin Kazan, kush janë klubet e

Rubin Kazan: Daku shkon në Gjermani. Kombëtarja shqiptare barazoi me kombëtaren moldave dhe siguruan një vend në “EURO 2024”. Mirlindi u fut në minutën e 62.

Nga Brentfordi e Empoli tek Lacio e Rubin Kazan, kush janë klubet e

brentford empoli lacio rubin kaza skuadrat e kuqezinjve kualifikimi i shqipërisë në