
Majorka është rikthyer te fitorja, pasi mundi në shtëpi 3-1 Elçen, për javën e 16 në La Liga. Për vendasit shënuan Manu Morlanes në minutën e 5, Omar Maskarel në minutën e 82 dhe Vedat Muriqi 7 minuta më vonë. Për miqtë barazoi përkohësisht shifrat autogoli i Mafeos.
Përsa i përket golit të Muriqit, sulmuesi dardan shënoi me kokë në mënyrë spektakolare pas asistit të Makarel, duke vulosur përfundimisht fitoren 3-1 të Majorkës.
Ky është goli i 9 për Muriqin këtë sezon, i cili po kalon një formë fantastike, duke lënë pas Robert Levandovskin me 8 gola dhe para tij janë vetëm Kilian Mbape me 16 gola dhe Ferran Torres me 11 gola.
Pas kësaj fitoreje, Majorka ngjitet në vendin e 14 me 17 pikë, ndërsa Elçe në vendin e 9 me 19 pikë.
Lini një Përgjigje