
Futbollisti 28-vjeçar portugez i Liverpulit, Diogo Zhota, vdiq të enjten në mëngjes në një aksident rrugor në provincën e Zamorës në Spanjë.
Ngjarja ndodhi në kilometrin e 65 të autostradës A-52, pranë komunës së Palacios de Sanabria. Makina e Zhotas, i cili po udhëtonte me vëllanë e tij Andre Silva, doli nga rruga, duke u përfshirë në flakë.
FIFA ka vendosur që në ndeshjet çerekfinale të Botërorirt të Klubeve të mbahet nga një minutë heshtje. Ndeshjet janë në program të premten dhe të shtunën.
Lini një Përgjigje