TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Korrik 2025, 18:21

“Përplasja e fortë me KOKSH dhe raportet me Fidel Yllin, Duka për Ligjin e Sportit: Ndryshime të bëra me nxitim dhe pa konsultë

Shkruar nga Pamfleti

“Përplasja e fortë me KOKSH dhe raportet me Fidel Yllin, Duka

Përplasja me KOKSH dhe ndryshimi i ligjit të sportit mbetet një çështje e nxehtë.

Për këtë temë ka treguar këndvështrimin e tij Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një intervistë për “Sport News” në “News 24”.

Duka tha se ndryshimet në ligj jo vetëm janë miratuar pa u këshilluar me njerëzit e duhur, por janë bërë edhe me nxitim. Ai la të kuptohet se Federata nuk do dorëzohet dhe do bëjë përpjekjet për të mirën e sportit, deri në fund.

President, më duket sikur keni humbur ndeshjen më të rëndësishme, atë me KOKSH, u miratuan ndryshimet që propozoi Fidel Ylli. Pra, parlamenti votoi KOKSH-in, jo ju. A ju shqetëson ky fakt?

Më shqetëson fakti sesi përgatitet një ligji, fakti sesi më pas miratohet dhe në fund të fundit u bë ligj. Pa asnjë konsultë me asnjë grup interesi sportiv. Nuk e di njëherë çfarë urgjence kishte që në këto ditë të nxehta, kush e kishte kërkuar këtë emergjencë përveç pretendentit për president të KOKSH, që të miratohet tani, në këto ditë vere. Një nga argumentat që i kam dhënë Ministres së Arsimit ka qenë që, Shqipëria, ne pretendojmë që të shkojmë në Europë, për të shkuar në Europë duhet të përafrojmë legjislacionin me legjislacionin në Europë. Pse duhet të bëjmë një urgjencë për të bërë një ndryshim ligjor, është ndryshuar shumë herë, sa herë i ndryshojnë interesat njerëzve që kanë influencë politike. Do jemi rrugës për në Europë, ta konsultojnë ligjin me partnerët europianë ku do të shkojmë, me UEFA dhe FIFA, le të bëjmë një ligj që i shërben sportit. Nuk na kanë dëgjuar, por kjo nuk do të thotë që do të qendrojmë duarkryq.

Mendoni se ka diçka që fshihet në këtë nxitim…

Nuk na shqetëson interesi i institucionit tonë. Ligji parashikon që të japë Komiteti Olimpik të drejtën e organizimit të aktiviteteve. Një gjë që ky ligj tashmë ndryshon sjelljen e mëparshme. Me ligj, federatë quhesh kur  shteti të jep të drejtë për të organizuar një aktivitet. Shteti ka të drejtë që të ta heqë këtë të drejtë. Tani ka krijuar një organizatë paralele, ku Komiteti Olimpik ka të drejtën të organizojë. Po të dojë Komiteti Olimpik nesër organizon kampionat mundje, çiklizmi. Ligji ka edhe krijimin e gjykatës së  arbitrazhit sportiv, ku palët në konflikt do jenë sportistë, klube, Federata dhe vetë Komiteti Olimpik. Këta të fundit do caktojnë arbitrat, me pretendimin e ministrave që Fideli nuk i vendos të këqij arbitrat. Le të shpresojmë.

Një pyetje, si më personale. A ka diçka personale mes jush dhe z.Fidel Ylli? Se me duket sikur ju bashkon vetëm ligji për bastet online?

Nuk ka asgjë personale, përveç koncepteve të ndryshme për organizimin e KOKSH. Për bastet e kemi dhënë qwndrimin tonë, që mund të ketë përkuar me qendrimin e të tjerëve. Ne kemi thënë që përderisa ky aktivitet zhvillohet në të zezë, le ta kthejmë në të bardhë dhe le të ketë një benefit futbolli. Nuk ka ndonjë koordinim me askënd tjetër.

armand duka presidenti i fshf fidel ylli presidenti i koksh

Lini një Përgjigje