TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Korrik 2025, 10:19

Ndërhyrja që i theu këmbën, sa kohë do të mungojë Musiala?

Shkruar nga Pamfleti

Ndërhyrja që i theu këmbën, sa kohë do të

Mesfushori i Bayern Munich, Jamal Musiala, duket se do të qëndrojë një tjetër periudhë të gjatë jashtë fushave, pasi pësoi një dëmtim të rëndë në kyçin e këmbës në humbjen 2-0 ndaj Paris St-Germain në çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube.

Kjo ishte ndeshja e parë si titullar për Musialën pas disa muajsh, pasi që nga fillimi i prillit ai ishte duke u rikuperuar nga një dëmtim në kofshë që e kishte mbajtur jashtë fushës së gjelbër deri në fund të sezonit të Bayernit në Bundesliga.

Në fund të një pjese të parë argëtuese, por pa gola, në stadiumin Mercedes-Benz të Atlantës, Musiala u përplas nga portieri i PSG-së, Gianluigi Donnarumma, ndërsa po ndiqte një pasim të Michael Olise të goditur sipër vijës anësore.

Sipas BILD, Musiala ka thyer fibulën e majtë dhe ka dëmtuar disa ligamente. Ai ka të ngjarë të mungojë për katër deri në pesë muaj.

Musiala është bashkuar me ekipin dhe nga Orlando do të fluturojnë drejt Mynihut.

"Ai është dashur të shkojë në spital," tha trajneri i Bayernit, Vincent Kompany, pas ndeshjes.

Kompany shtoi në konferencën e tij për shtyp se "rrallë kam qenë kaq i zemëruar në pjesën e parë, jo kundër lojtarëve të mi."

Ndërhyrja që i theu këmbën, sa kohë do të

"Ka shumë gjëra në jetë që janë shumë më të rëndësishme se kjo, por në fund të fundit, për këta djem, është jeta e tyre. Ai u kthye nga një pengesë, dhe pastaj ndodh në mënyrën që ndodh dhe ndihesh i pafuqishëm.

Përpiqesh të nxjerrësh forcë nga kjo sepse do ta bësh për Jamalin. Gjëja që më vlon gjakun në këtë moment nuk është rezultati.

E kuptoj që ky është futbolli, por është fakti që i ka ndodhur dikujt që, për shembull, e shijon shumë lojën, por është gjithashtu shumë e rëndësishme për ne", tha tekniku i Bayern Munchen.

Eksperti gjerman i futbollit, Raphael Honigstein, tha se “lojtarët e Bayern Munich ishin dukshëm të tronditur dhe mund të shihni se ndoshta u desh pak kohë, kur dolën nga pjesa e parë, për t’u rirregulluar dhe për të gjetur përsëri përqendrimin.”

Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për Bayernin. Është keq për Bayernin dhe për të që të mungojë, jam i sigurt, të paktën disa muaj.”

Lini një Përgjigje