
Interi fitoi mbrëmjen e së hënës me shifrat 2-0 kundër ekipit të Empolit në Serinë A. Zikaltërit morën një tjetër fitore, në rrugën e tyre drejt titullit të 20 kampion në histori. Trajneri Simone Inzagi, i ofroi disa minuta lojë edhe lojtarit të Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllanit.
Mesfushori hyri në minutën e 69, duke zëvendësuar Çalhanoglun. Ky takim ishte tepër i veçantë për Asllanin, duke qenë se luante kundër ish-ekipit të tij, Empolit. 22-vjeçari luajti për Empolin në sezonin 2021-2022, duke bërë 26 paraqitje për klubin italian ku shënoi 1 gol dhe dhuroi një asist për shokët e skuadrës.
Ishte vetë Asllani ai që postoi disa foto nga mbrëmja e kaluar në “Instagram”, duke kujtuar pikërisht se çfarë nënkuptonte për të kjo ndeshje:
“Një takim gjithmonë special, +3 drejt objektivit tonë”
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje