TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Mars 2023, 21:04

Ndeshjet nuk do të zgjasin më 90 minuta, FIFA bëhet gati të ndryshojë futbollin që njohim aktualisht

Shkruar nga Pamfleti

Ndeshjet nuk do të zgjasin më 90 minuta, FIFA bëhet gati të

FIFA bëhet gati të ndryshojë futbollin që njohim aktualisht, një futboll me kronometër në dorë e ku ndeshjet nuk do të zgjatin për 90 minuta, siç jemi mësuar deri më tani.

IFAB, organizmi i cili vendos dhe përditëson rregullat e futbollit, do të mblidhet këtë fundjavë në Londër për të shqyrtuar idetë e reja që ka dërguar një komision i krijuar nga FIFA dhe ku ajo e kohës efektive të lojës, do të jetë një temë shumë e rëndësishme.

Idetë e FIFA-s për të shtuar lojën efektive janë të ndryshme dhe më kryesorja është ajo e lojës me kronometër, që ndal orën sapo ndalet loja për faulle apo del topi jashtë, për të rifilluar me rivënien në lojë të topit. Kështu nuk do të ketë vonesa dhe tifozët do të shohin një ndeshje ku minutazhi i caktuar, do të luhet plotësisht.

Nga kjo lind edhe ideja që të shkurtohet minutazhi i lojës, pasi është e pamundur që të luhen me kronometër 90 minuta efektive, sepse do të ishte shumë e lodhshme për futbollistët.

Gjithçka do të shqyrtohet në këtë mbledhje nga IFAB, e cila si fillim do të vendosë të shtohet në shtesat e pjesëve të ndeshjeve, çdo periudhë festimi goli, i cili në shumë raste zgjat edhe përtej një minute.

fifa ifab

Lini një Përgjigje