Sport 1 Mars 2023, 19:07

Vllaznia dhe Teuta “shkelin” në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, Partizani dhe Kukësi me një këmbë jashtë kompeticionit

Shkruar nga Pamfleti

Vllaznia dhe Teuta “shkelin” në gjysmëfinalen e Kupës

Përfundojnë dy ndeshjet që mbyllin fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Vllaznia është me njërën këmbë në gjysmëfinale, pasi ka mundur me rezultatin e pastër 3-1 Partizanin.

Shkodranët zhbllokuan shifrat në minutën e 11 me Kainan, Pas një topi në qendër nga e majta, Hoxha kapi topin, por i rrëshqiti nga duart dhe Kaina përfitoi duke e dërguar në rrjetë.

Në minutën e 33, ekipi i drejtuar nga Mirel Josadyfishoi shifrat me Çobën, pas një aksioni të shkëlqyer nga krahu i djathtë i Malës.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, Partizani shkurtoi diferencën me Matondon, i cili gjuajti nga distanca dhe shkundi rrjetën e Qarrit.

Në minutën e 51, Vllaznia gjeti edhe golin e qetësisë. Pas një aksioni nga e majta, topi shkoi në qendër te Kaina, i cili me shpejtësi kontrolloi topin dhe kaloi portierin Hoxha.

Ndeshja tjetër, ajo mes Teutës dhe Kukësit është mbyllur me fitoren e durrsakëve me rezultatin e pastër 2-0. Skuadra e drejtuar nga Edi Martini zhbllokoi ndeshjen në minutën e 58. Kallaku nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Në minutën e 72, “Djemtë e Detit” gjetën edhe golin e qetësisë. Kallaku gjuajti nga goditja e lirë dhe e dërgoi topin në afërsi të trekëndëshit, duke shkundur sërish rrjetën e Anxhelo Tafas.

partizani vllaznia teuta kupa e shqipërisë kukësi