Sport 1 Mars 2023, 20:43

U ndëshkua me kartonin e kuq në sfidën ndaj Kremonezes, Murinjo dënohet me 2 ndeshje dhe 10 mijë euro gjobë

Shkruar nga Pamfleti

U ndëshkua me kartonin e kuq në sfidën ndaj Kremonezes, Murinjo

Skualifikim me dy ndeshje për Zhoze Murinjon dhe një gjobë prej 10 mijë euro. Ky është vendimi i gjyqtarit sportiv të Serisë A, pas përjashtimit të trajnerit të Romës, dje në ndeshjen ndaj Kremonezes. Portugezi nuk do të jetë në pankinë ndaj Juventusit dhe Sasuolos.

Gjyqtari sportiv i Serisë A, Zherardo Mastrandrea, e zyrtarizoi dënimin me dy ndeshje, duke e motivuar atë me "kundërshtimin e ashpër dhe të përsëritur ndaj vendimeve të arbitrazhit", gjeste këto të përsëritura deri në momentin e përjashtimit, si dhe adresimin e shprehjeve të rënda fyese për gjyqtarin e katërt, Serra, të cilave i shtohet edhe hyrja e paautorizuar në dhomën e zhveshjes së arbitrave.

Pasi mësoi vendimin e gjyqtarit sportiv për skualifikimin e Murinjos për dy ndeshje, klubi i Romës do të vazhdojë të bëjë një apel për të mbrojtur trajnerin e tyre në çdo mënyrë, duke e cilësuar dëmin e shkaktuar në skuadër, dhe mbi të gjitha ndaj trajnerit, të tepërt.

zhoze murinjo trajneri i romës