TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Maj 2025, 16:08

Në Itali nuk ka dyshime, Tare rikthen Alegrin në stolin e Milanit

Shkruar nga Pamfleti

Në Itali nuk ka dyshime, Tare rikthen Alegrin në stolin e Milanit

Masimiliano Alegri pritet që të jetë trajneri i ri i Milanit.

Gazetto dello Sport” raporton se sulmi i shpejtë nga drejtori i ri sportiv, Igli Tare, ishte i suksesshëm dhe trajneri nga Livorno duket se i ka thënë “PO” disa orë më parë ofertës së kuqezinjve që mbërriti të mërkurën në mbrëmje.

Alegri pritet të firmosë një kontratë tre-vjeçare me vlerë 5 milionë në sezon plus dy bonuse.

Pasi u shkarkua nga Juventusi një vit më parë, Alegri tashmë rikthehet në stol dhe për të do të jetë një nga sfidat më të vështira të karrierës së tij, për të ringjallur një ekip të Milanit që vjen në një nga sezonet më të këqija në historinë e tyre  kohët e fundit.

Trajneri toskan, i cili merr drejtimin e ekipit nga Serxhio Konseisao, do të kthehet në Milanelo pas 11 vitesh: në përvojën e tij të parë me kuqezinjtë (2010-2014), Alegri ka pasur 178 paraqitje (91 fitore, 49 barazime, 38 humbje, 303 gola të shënuar dhe 178 të pësuar), duke fituar një Skudeto (2010-2011) dhe një Superkupë Italie (2011).

masimiliano alegri milan igli tare

Lini një Përgjigje