TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Maj 2025, 22:16

Roma mund konkurrencën e rivalëve, kryeqytetasit i “rrëmben” trajnerin ekipit që luan në Champions League

Shkruar nga Pamfleti

Roma mund konkurrencën e rivalëve, kryeqytetasit i

Klubi i Romës duket se ka mbyllur kërkimin për trajnerin e ri, teksa ka piketuar atë që do të jetë pasardhësi i i Klaudio Ranierit në pankinën e kryeqytetasve.

Corriere Dello Sport” bën të ditur se pas takimit të Xhanpiero Gasperinit me drejtuesit e Atalantës, ku ka kërkuar leje të diskutojë me klube të tjera, ai është kontaktuar nga Roma.

Drejtori sportiv Gisolfi bëhet e ditur se ka folur disa herë në telefon me trajnerin për të shpjeguar planet e verdhekuqve dhe duke marrë si përgjigje gatishmërinë nga ana e Gasperinit për të nënshkruar me ta.

Bisedat janë ende ne hapat e parë, por në klubin kryeqytetas janë optimistë se do të mbyllin me sukses bisedimet me trajnerin, i cili i kishte kërkuar tre ditë kohë Atalantës për të marrë vendimin e tij për të ardhmen.

Klubi bergamask, duke marrë për bazë kontributin e jashtëzakonshëm të Gasperinit që e ktheu në një emër të njohur edhe në Europë, ka vendosur të mos i bëhet pengesë dhe të pranojë çdo vendim që merr tekniku.

xhanpiero gasperini roma

Lini një Përgjigje