
Ishte padyshim një nisje magjike, Shqipëria ndëshkoi Italinë me golin më të shpejtë të realizuar në historinë e Kampionatit Europian.
Kuqezinjve u kanë mjaftuar vetëm 23 sekonda për të gjetur rrugën e rrjetës kundër kampionëve në fuqi të Europës, duke nisur festën e “Shqiponjave”, në “Signal Iduna Park”.
Fantazisti mori topin nga një gjuajtje e dobët e Federico Dimarco para se të gjuante topin pas shpinës së kapitenit italian Gianluigi Donnarumma. . Kjo e futi atë në histori.
Goli i tij kapërceu rekordin e mëparshëm, të mbajtur nga rusi Dmitri Kirichenko kundër Greqisë në 2004. Goli i tij për Rusinë kundër fituesve të turneut erdhi vetëm 65 sekonda pas nisjes së lojës, duke kaluar pas portierit grek Antonios Nikopolidis.
Golat më të shpejtë në historinë e kampionateve evropiane
00:24 – Nedim Bajrami ( Shqipëria vs Italia më 15 Qershor 2024 )
01:05 – Dmitri Kirichenko ( Rusia vs Greqia më 20 qershor 2004 )
01:22 – Emil Forsberg ( Suedia vs Polonia më 23 qershor 2021 ) Yusuf
: Poulsen (Danimarka vs Belgjikë më 17 qershor 2021)
01:40 – Robert Lewandowski (Polonia vs Portugalia më 30 qershor 2016)
01:57 – Luke Shaw (Anglia vs Italia më 11 korrik 2021 )
01:58 – Robbie Brady (Republika e Irlandës vs Franca më 26 qershor 2016)
02:08 – Sergei Aleinikov (BRSS vs Anglia më 18 qershor 1988)
02:14 – Alan Shearer (Angli vs Gjermani më 26 qershor 1996)
02:14 – Petr Jirácek (Republika Çeke kundër Greqisë 12 qershor 2012)
???????? What a start ????#EURO2024 | #ITAALB pic.twitter.com/YpVOFsAjRG
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) June 15, 2024
Ky është takimi i parë i Italisë dhe Shqipërisë në një turne madhor. Italia i ka fituar të katër përballjet e mëparshme me Shqipërinë (7 gola pro, 1 kundër), të cilat janë zhvilluar të gjitha nga viti 2014 e këtej.
Fitorja 1-0 në miqësoren e Genoa më 2014 u pasua nga fitoret 2-0 dhe 1-0 në kualifikimet për Kupën e Botës 2018. Ndeshja e tyre e fundit i pa axurrët të fitonin 3-1 miqësoren në Tiranë, në nëntor 2022, falë golave të Giovanni Di Lorenzo dhe Vincenzo Grifo (2).
Lini një Përgjigje