TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Nëntor 2023, 19:27

Nëntori kuqezi, FSHF-ja publikon programin e kombëtares, kuqezinjve u duhet një pikë për të prerë biletën drejt “Gjermani 2024”

Shkruar nga Pamfleti

Nëntori kuqezi, FSHF-ja publikon programin e kombëtares, kuqezinjve u

Kombëtarja shqiptare do të luajë këtë muaj dy ndeshje mjaft të rëndësishme. Shqipëria do të përballet më 17 nëntor përballë Moldavisë në transfertë, ndërsa 3 ditë më vonë, më 20 nëntor do të presë Ishujt Faroe në stadiumin “Air Albania”.

Në prag të një axhende mjaft të zënë të Kombëtares, FSHF ka publikuar dhe programin që kuqezinjtë do të kenë këtë muaj. Më 10 nëntor në orën 12:00 do të shpallet lista e lojtarëve të grumbulluar për këtë sfidë. Një ditë më vonë, në orën 11:00, trajneri Silvinjo do të dalë në një konferencë për shtyp. Më 13 nëntor skuadra do të kryejë seancën e parë stërvitore. Teksa siç dihet më 17 dhe 20 nëntor do të luhen ndeshjet vendimtare.

Kujtojmë që Shqipëria do të kualifikohet automatikisht në rast se merr 1 pikë të vetme përballë Moldavisë.

Shqipëria U-21 do të luajë për kualifikueset e “EURO 2025” ndaj Rumanisë më 17 nëntor dhe 4 ditë më vonë ndaj Malit të Zi, të dyja në transfertë. Kombëtarja U-17 e vajzave do të luajë në datat 24, 27 dhe 30 nëntor.

kombëtarja shqiptare ndeshjet e nëntorit

Lini një Përgjigje