Sulmuesi brazilian u rikthye në aksion pas rreth një muaji e gjysmë mungesë për shkak të dëmtimit, ndërsa pas ndeshjes ndau momente prekëse me familjen...
Neymar u rikthye në fushë me Brazilin në fitoren 3–0 ndaj Skocisë, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Botërorit 2026, duke luajtur për herë të parë pas rreth një muaji e gjysmë mungesë për shkak të një dëmtimi.
Sulmuesi brazilian nuk i përmbajti emocionet në momentin e hyrjes në fushë dhe shpërtheu në lot gjatë rikthimit të tij.
Pas përfundimit të takimit në Hard Rock Stadium, ish-lojtari i Barcelonës shkoi menjëherë drejt familjes, e cila po e ndiqte ndeshjen nga tribunat.
Ai përqafoi partneren e tij, Bruna Biancardi, si dhe vajzat e tyre, Mavie dhe Mel. Një nga momentet më prekëse ishte takimi me djalin e tij, Davi Lucca. Të dy u përqafuan ngrohtësisht dhe Neymar e puthi në kokë, ndërsa familjarët e duartrokitën për rikthimin në ekip.
Një incident i vogël ndodhi gjatë këtij momenti, kur personeli i sigurisë desh ndërhyri për ta ndaluar Davi Lucca-n të hynte në fushë, duke menduar se ishte një fëmijë që po përpiqej t'i afrohej futbollistit. Situata u sqarua menjëherë pasi Neymar dhe pjesëtarët e familjes i bënë shenjë që të afrohej.
Lini një Përgjigje