
Arbitri 44 vjeçar Simon Marshiniak është përcaktuar nga UEFA për të vendosur “drejtësinë” në takimin e vlefshëm për kualifikueset e “Botërorit 2026” mes Zvicrës dhe Kosovës, e cila do të mbahet të premten në “St.Jacob Park” të Bazelit.
Nëse i hedhim një vështrim ndeshjeve të rëndësishme, të cilat i janë besuar Marshiniak, nuk kanë munguar polemikat. Një ndër to është finalja e Botërorit 2022, mes Francës dhe Argjentinës, apo ndeshja e Champions League mes Realit të Madridit dhe Bajernit të Mynihut (goli i anuluar i De Lajt).
Po ashtu, arbitri polak ka drejtuar edhe përballjen përcaktuese për titullin sezonin e kaluar në Shqipëri, atë mes Vllaznisë dhe Egnatias, “Final 4”, e cila nuk pati histori, pasi rrogozhinasit triumfuan me rezultatin 4-0.
Lini një Përgjigje