
Nga skandali i vitit 2006 në Bundesligën 2 te polemika me Belingamin: e kaluara kontraverse e gjermanit që i dha penalltinë bashkëkombësit Uirc. Dhe VAR-i në “San Siro” e ka tërbuar tashmë Kivu…
Interi nuk ishte plotësisht i kënaqur me arbitrimin e ndeshjes kundër Liverpulit. Jo vetëm për penalltinë e dhënë ndaj Uirc për një ndalim të vogël nga Bastoni, por edhe për menaxhimin e përgjithshëm. Në këtë rast specifik, arbitri kryesor nuk ishte arbitri gjerman, Feliks Zvajer, por ai i VAR-it Soren Storks, i cili ishte gjithashtu vendimtar në incidentin e kritikuar nga skuadra angleze në pjesën e parë: prekja me dorë e Ekitike që bëri që goli i Konate të anulohej.
Zyrtarët e Interit, të cilët patën një shkëmbim të qetë me gjyqtarin në “San Siro“, nuk ishin të kënaqur me mungesën e karakterit të tij: Zvajer mund ta kishte mbrojtur vlerësimin e tij në fushë; sipas dëshmitarëve, ai ishte mjaft i mërzitur për incidentin, i cili i kushtoi Interit humbjen e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve. Është e vështirë të akuzosh ekipin e gjyqtarëve për mungesë integriteti, veçanërisht pasi pati dy incidente të diskutueshme, një nga secila palë.
Histori e sikletshme
Ndërkohë, Marota dhe Ausilio u tronditën kur zbuluan të dhënat kriminale të Zvajer, një agjent 44-vjeçar i pasurive të patundshme nga Berlini, dhe Storks, një zdrukthëtar 37-vjeçar nga Velen. Zvajer, si një ndihmës i ri anësor, u pezullua për gjashtë muaj nga Shoqata Gjermane e Futbollit për manipulim ndeshjesh. Gjykata Federale zbuloi, në një dosje të mbajtur të klasifikuar për gati dhjetë vjet dhe më pas të lëshuar për shtypin gjerman, se Zvajer pranoi 300 euro në dorë nga një gjyqtar i pezulluar më vonë, Robert Hojzer, për të “shmangur dëmtimin” e Upertal në ndeshjen e Ligës Veriore kundër Verder Bremen 2 (30 maj 2004). Zvajer më pas u vetëdeklarua për këtë, duke ndihmuar në hetimin për akuzat ndaj kolegut në qendër të hetimit dhe duke shmangur kështu një burgim të përjetshëm në sport.
Protestat
Por Zvajer ka qenë i përfshirë edhe në gjyqtarë të tjerë të profilit të lartë, përfshirë gjyqtarin Roberto Roseti, i cili mbikëqyri finalen e fundit të Ligës së Europës midis Mançester Junajtid dhe Totenhemit. Në vitin 2016, Rudi Fëler, trajneri i Leverkusenit, protestoi hapur kundër arbitrimit të tij te Borusia e Dortmundit, një ndeshje e pezulluar për shkak të polemikave rreth një golit të Aubamejang. Në vitin 2021, Zvajer u kritikua ashpër për dështimin në dhënien e një penalltie për Dortmundin kundër Bajernit të Mynihut në Bundesligë. Kur u intervistua për këtë temë, Xhud Belingam, atëherë një yll i Borusias, u përgjigj: “Çfarë prisni nëse një gjyqtar i dënuar për baste caktohet për ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit?”
VAR
Sa i përket VAR-it, Storks ishte në dhomën e kontrollit gjatë ndeshjes Porto-Roma shkurtin e kaluar, ndeshja e parë e“playoff“-eve të Ligës së Evropës. Gjyqtari i asaj ndeshjeje, gjermani Stieler, u qortua rëndë nga Klaudio Ranieri, i cili gjithashtu u ankua te Roseti, duke e akuzuar atë për emërimin e një profesionisti të papërshtatshëm.
Lini një Përgjigje