TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Shkurt 2026, 17:58

Nga Ronaldo te Nejmar e Adnan Januzaj, pse 5 shkurti konsiderohet dita me fat për futbollistët

Shkruar nga Pamfleti

Nga Ronaldo te Nejmar e Adnan Januzaj, pse 5 shkurti konsiderohet dita me fat

5 shkurti cilësohet si një nga ditët më “fatlume” për ata që ëndërrojnë të bëhen futbollistë profesionistë, të paktën sipas një legjende të përhapur prej vitesh nga media britanike “SunSport”.

Sipas kësaj teze, universi duket se u ka dhënë një “magji” të veçantë futbollistëve të lindur në këtë datë. Mjafton të përmenden disa nga emrat më të njohur të futbollit botëror që festojnë datëlindjen më 5 shkurt, si Kristiano Ronaldo, Nejmar, Karlos Tevez dhe George Hagi.

Lista nuk mbaron me kaq. Mes futbollistëve të tjerë të njohur të lindur në këtë ditë janë edhe Xhovani van Bronkorst, Vedran Çorluka, Adnan Januzaj, Patrik Roberts dhe Billi Sharp. Edhe pse, sipas shkrimit, formacioni ideal do të kishte mungesa në mbrojtje apo në portë, fuqia sulmuese dhe kreativiteti i këtij grupi do ta bënte çdo përballje jashtëzakonisht të vështirë për kundërshtarët.

“SunSport” thekson se ka tentuar ta trajtojë këtë ide në mënyrë më të thelluar, duke kërkuar të ndërtojë ekipin më të mirë të mundshëm bazuar në datat e lindjes së futbollistëve. Procesi rezultoi më i gjatë dhe më kompleks nga sa ishte parashikuar, çka i çoi autorët drejt një zgjidhjeje tjetër: renditjen e pesë futbollistëve më të mirë të lindur në çdo ditë të vitit.

Në përfundim, edhe pse bëhet fjalë për një qasje më shumë simbolike sesa shkencore, 5 shkurti vazhdon të mbetet një datë e veçantë në botën e futbollit, duke ngritur pyetjen nëse ndonjë ditë tjetër e vitit mund t’ia “rrëmbejë kurorën” kësaj date.

adnan januzaj kristiano ronaldo nejmar

Lini një Përgjigje