TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Shkurt 2026, 15:58

Klaudio Ranieri konfirmon lajmin e bujshëm, Françesko Toti drejt rikthimit te Roma

Shkruar nga Pamfleti

Klaudio Ranieri konfirmon lajmin e bujshëm, Françesko Toti drejt

Françesko Toti mund të rikthehet sërish te Roma, këtë herë jo në fushë, por në një rol institucional brenda klubit. Lajmi është konfirmuar nga ish-trajneri i verdhekuqve, Klaudio Ranieri, duke ndezur entuziazmin në ambientin romanist.

Po e mendojnë, ka deklaruar Ranieri për ‘Sky Sport’. – Shpresoj që Françesko të jetë vërtet i dobishëm për Romën, sepse ai është pjesë e Romës”. Deklarata e trajnerit veteran konsiderohet një sinjal i qartë se kontaktet mes palëve janë reale dhe në zhvillim.

Sipas televizionit satelitor, pronarët Dan dhe Rajan Friedkin kanë rifilluar prej disa kohësh dialogun me ish-kapitenin verdhekuq. Bisedimet thuhet se po ecin mbi baza konstruktive, ndërsa aktualisht po vlerësohet se cili mund të jetë roli më i përshtatshëm për Totin brenda strukturave të klubit.

Rikthimi i mundshëm i “Pupone”-s vjen në një moment simbolik, pasi ai u shfaq sërish në “Olimpico” më 22 janar, gjatë ndeshjes së Ligës së Europës kundër Shtutgartit, pas gati tre vitesh mungesë. Paraqitja e tij e fundit në stadium ishte më 11 maj 2023, në fitoren 1-0 të Romës së drejtuar nga Zhoze Murinjo ndaj Bajer Leverkusen.

Në pritje të një vendimi përfundimtar, mbetet e hapur pyetja se çfarë funksioni konkret mund të marrë Toti në klub, por një gjë është e sigurt: emri i tij vazhdon të jetë i lidhur ngushtë me fatin dhe identitetin e Romës.

klaudio ranieri françesko toti ish-kapiteni i romës

Lini një Përgjigje