TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Shkurt 2026, 16:20

“Polonia ka avantazhin e tifozëve”, Julian Shehu: Ndeshjen e vendosin detajet, filozofia jonë e lojës, si italianët

Shkruar nga Pamfleti

“Polonia ka avantazhin e tifozëve”, Julian Shehu: Ndeshjen e

Kombëtarja shqiptare e futbollit përballet me një mision të vështirë në rrugën drejt fazës finale të Kupës së Botës 2026. Më 26 mars, kuqezinjtë do të luajnë në Varshavë kundër Polonisë në ndeshjen teke të fazës “play-off”. Në rast kualifikimi, Shqipëria do të përballet në finalen e “play-off”-it me fituesin e çiftit Ukrainë–Suedi.

Në prag të kësaj përballjeje vendimtare, mesfushori i Kombëtares, Juljan Shehu, ishte i ftuar në podcastin polak “Meczyki”, ku foli për ndeshjen kundër Polonisë dhe shanset e Shqipërisë. Shehu, i cili aktivizohet prej disa sezonesh në kampionatin polak me Uidzju Lodz, konsiderohet një njohës i mirë i rivalëve.

Besoj se gjithçka do të vendoset nga detajet. Është një ndeshje shumë e vështirë, pavarësisht se Polonia ka avantazhin e fushës dhe tifozëve. Ne kemi luajtur tri herë ndaj Polonisë në dy vitet e fundit dhe e njohim mirë njëri-tjetrin. Polonia ka një skuadër shumë të fortë”, u shpreh 27-vjeçari.

I pyetur nëse pika më e fortë e Shqipërisë së drejtuar nga Silvinjo është mesfusha, Shehu theksoi se forca e ekipit qendron në të gjitha repartet. Ai foli gjithashtu për filozofinë e lojës së Kombëtares, duke e krahasuar me stilin italian.

Ne nuk kemi vetëm mesfushorë të mirë, por lojtarë cilësorë në çdo repart. Filozofia jonë është pak a shumë si ajo e Italisë, pasi shumë futbollistë luajnë atje dhe trajneri Silvinjo ka punuar me Mançinin. Roli im në Kombëtare është ndryshe nga ai në klub, pasi trajneri më kërkon më shumë detyra mbrojtëse. Mund të themi se kemi një stil italian”, vijoi Shehu.

Në fund të intervistës, nuk munguan batutat me gazetarët në studio, të cilët nuk i uruan fat për ndeshjen.

Mos më uro fat mua, por unë ia uroj fatin vetes dhe Kombëtares shqiptare”, tha mesfushori me humor.

Ndërkohë, media polake “Goal.pl” raporton se gjatë merkatos së janarit, Shehu ishte në radarët e disa klubeve: dy në Spanjë, një në Itali (Seria B) dhe një ekip nga Arabia Saudite. Megjithatë, futbollisti vendosi të vijojë karrierën në Poloni, ku ka kontratë me Uidzju Lodz deri në verën e vitit 2028.

Juljan Shehu është pjesë e Lodz që nga korriku i vitit 2022. Deri tani, ai ka regjistruar 88 ndeshje me klubin polak, duke shënuar nëntë gola dhe dhënë shtatë asistime.

julian shehu sulmuesi shqiptar "play off"-i me poloninë

Lini një Përgjigje