TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Maj 2023, 17:06

Një kryevepër e Teo Hernandez dhe një gafë e Lacios, Milani “likuidon” bardhekaltërit dhe ‘kërcënon’ zonën Champions (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Një kryevepër e Teo Hernandez dhe një gafë e Lacios, Milani

Milani është kthyer te fitorja në kampionat, pasi ka mundur me rezultatin e pastër 2-0 Lacion në “San Siro” në javën e 34 të Serisë A. Kuqezinjtë janë ngjitur përkohësisht në vendin e katërt të renditjes në pritje të supersfidës Roma-Inter, që do të luhet ditën e sotme në orën 18:00.

Mbetet të shihet problemi i sulmuesit portugez, Leao nga testet përkatëse mjekësore dhe sa rrezikon. Megjithatë, kjo goditje psikologjike nuk e ka frenuar Milanin që të zhbllokojë rezultatin me Benaser në minutën e 17.

Provedel pason topin te Kasale ë, me këtë të fundit duke i shërbyer Markos Antonio në buzë të zonës. Mesfushori i Lacios humbi topin nën presionin e Benaser, i cili rrëmbeu “sferën” dhe tundi rrjetën kundërshtare.


Në minutën e 29, kuqezinjtë dyfishuan shifrat me Teo Hernandez. Inkursion i pabesueshëm nga francezi, i cili u shërbye brenda zonës së tij të penalltisë nga Menjo, përparoi rreth 70 metra me topin dhe, pasi mbërriti në vijën ballore të zonës së kundërshtarit, goditi fortë me të majtën dhe dyfishoi shifrat me një super gol.


Në fundin e pjesës së dytë, në minutën e 83, “Djalli” arriti të shënojë edhe golin e tretë me Rebiç, por u anulua për pozicion jashtë loje të kroatit.

milan lacio seria a

Lini një Përgjigje