TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Janar 2026, 22:55

Një në dy gjermanë mbështesin bojkotin e Kupës së Botës nëse Trump anekson Groenlandën

Shkruar nga Pamfleti
Një në dy gjermanë mbështesin bojkotin e Kupës së
Trump trazon edhe futbollin

Pothuajse një në dy gjermanë do të bojkotonin Kupën e Botës të këtij viti nëse Donald Trump do të vazhdonte kërcënimet e tij për të aneksuar Groenlandën, sipas një sondazhi të Institutit INSA për gazetën Bild. 47 përqind e të anketuarve do të mbështesnin një bojkot të Kupës së Botës të këtij viti nëse Donald Trump vazhdon me aneksimin e Groenlandës.

Pikëpamja e kundërt shprehet nga 35% dhe 18% janë të pavendosur.

Kohët e fundit, politikani i Partisë Kristiane Demokratike, Jürgen Hardt, madje përmendi anulimin e mundshëm të eventit, "si mjet i fundit për ta bërë Presidentin Trump të vijë në vete për çështjen e Grenlandës".

 

shba kupa e botes

Lini një Përgjigje