
Gjermania po shqyrton mundësinë e bojkotimit të Kupës së Botës 2026 si një mjet i fundit presioni në rast se Shtetet e Bashkuara do të aneksonin Groenlandën.
Sipas Jyrgen Hardt, përfaqësues i bllokut CDU/CSU dhe zëdhënës për politikën e jashtme i Partisë Kristian Demokrate (CDU), një bojkot i tillë do të shërbente si një levë politike ndaj Presidentit amerikan Donald Trump për çështjen e Groenlandës.
Në deklaratën për gazetën gjermane “Bild”, Hardt ngriti mundësinë që Gjermania të mos marrë pjesë në Kupën e Botës 2026, e cila do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Ai theksoi se një vendim i tillë do të merrej vetëm si zgjidhje e fundit.
“Braktisja e turneut do të konsiderohej vetëm si masa e fundit, në mënyrë që Trump të kuptojë rëndësinë e çështjes së Groenlandës. Presidenti amerikan e ka bërë të qartë se sa shumë rëndësi ka Kupa e Botës për të”, u shpreh Hardt.
Në të njëjtën kohë, Berlini shpreson që çështja të zgjidhet përmes kanaleve diplomatike brenda NATO-s, pa përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve.
Nga ana tjetër, Ministrja gjermane e Sportit, Kristiana Shenderlein, gjithashtu nga CDU, nuk e mbështeti drejtpërdrejt idenë e bojkotit. Ajo deklaroi se një vendim i tillë i takon Shoqatës Gjermane të Futbollit (DFB) dhe FIFA-s.
Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në 16 qytete të SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës. Gjermania është kualifikuar tashmë për turneun.
Kusht të fortë kanë vendos gjermanët. Makron mund të kërcënoi divorcë me NATO-n. Anglezi tërheq Toni Bler nga 'komisioni shumë palësh për paqe dhe rindërtim të Gazës'. Danimarka do kërcënoi se do tërheq slitat dhe qentë nga ishulli. Tramp do zbutet dhe këtë vidio të bukur e prish syri i keq. Tramp kthen mëndje dhe thotë: unë e desha dhe ja e mora. Mos mu mërzisni miq. Është edhe për të mirën tuaj.