
Java e 31 e Serisë A italiane vuri përballë Lacion dhe Torinon në “Olimpico”, aty ku skuadra kryeqytetase që renditet në vendin e dytë, kërkonte të forconte pozitat për të siguruar një biletë për në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhsëm.
Megjithatë, Torino ka arritur të tregojë forcën e saj, duke fituar me rezultatin 0-1, falë golit të shënuar nga Iliç në minutën e 43 të takimit. Kjo humbje e Lacios, i rrezikon tashmë vendin e dytë, duke qenë se ndiqet nga Juventusi me 2 pikë më pak, të cilët do të përballen me Napolin.
Kjo humbje e Lacios shton edhe shpresat e Interit dhe Milanit, për të siguruar një vend në Champions sezonin e ardhshëm. Milani e sheh veten 8 pikë larg Lacios, ndërsa Interi 10.
Lini një Përgjigje