Sport22 Prill 2023, 20:51

Dortmundi përfiton nga hapi fals i Bajernit, verdhezinjtë parakalojnë bavarezët dhe marrin kryesimin e Bundesligës

Shkruar nga Pamfleti
Dortmundi përfiton nga hapi fals i Bajernit, verdhezinjtë

Borusia e Dortmundit mposhti me rezultatin 4-0 Ajtranktin e Frankfurtit, duke parakualuar Bajernin në renditje si dhe duke marrë kryesimin e Bundesligës. Një fitore spektakolare e verdhezinjve, që shkëlqyen me 3 gola në pjesën e parë, duke dominuar plotësisht kundërshtarin.

Bellingham hapi serinë e golave në minutën e 19, ndërkohë që Malen 5 minuta më vonë dhe Humels në minutën e 41, çuan shifrat në 3-0, në fragmantin e parë të lojës.

Për të vulosur rezultatin përfudnimtar mendoi sërish holandezi Malen, që në minutën e 66, shënoi golin e katërt për Dortmundin dhe të dytin personal.

Me këtë fitore, Dortmundi ngjitet në kuotën e 60 pikëve në 29 ndeshje dhe mban vendin e parë me 1 pikë më shumë se bavarezët e Tuhel.

borusia e dortmundit ajntraht frankfurt bundesliga