
Nedim Bajrami ka luajtur 11 ndeshje me Sassuolon deri më tani, teksa ka mundur të shënojë një gol, ndërsa nuk ka provuar ende shijen e asistit.
Pas përfundimit të sfidës me Salernitanën, ku Sasuolo u mund me rezultatin e pastër 3-0, ai foli për “DAZN” ku u shpreh i zhgënjyer për disfatën.
“E dimë që këtu në Salerno atmosfera është e nxehtë. E përgatitëm mirë ndeshjen gjatë javës, por pësuam shumë shpejt 2 gola. U munduam që të reagonim, por nuk arritëm që të gjenim rrugën e rrjetës.
Pozicioni ku ndihesh më mirë? Mund të luaj si në krah të majtë edhe në të djathtë, por ndihem më mirë në mesin e fushës. Zgjedhjet i takojnë trajnerit dhe unë do të bëj maksimumin sa herë që kërkohet ndihma ime.
Po has më shumë vështirësi, krahasuar me një vit më parë? I tillë është futbolli, e rëndësishme është që të jem i vetëdijshëm për cilësitë e mia dhe të stërvitem çdo ditë e më shumë.”
Lini një Përgjigje