
Pas një sfide spektakolare të zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, ku Kombëtarja jonë fitoi 4-2 me Jordaninë, një lojtar i ri ra menjëherë në sy sapo u aktivizua.
Bëhet fjalë për Klisman Caken, 26 vjeçarin që aktivizohet për Shkëndijën e Tetovës. Cake u aktivizua në minutën e 46 dhe menjëherë u ambientua mjaft mirë me skuadrën, duke bllokuar disa herë kundërshtarët dhe duke dhënë disa topa mjaft interesant drejt repartit ofensiv. Pas përfundimit të ndeshjes 26 vjeçari u shpreh se ndihej tejet i emocionuar dhe se kishte kohë që e priste këtë moment.
“Nuk di çfarë të them. Jam shumë i emocionuar. Ishte një debutim i mirë dhe më e rëndësishme ishte që u kompletua me fitore. Gjithmonë e kam ëndërruar këtë moment. Që kur luaja në rrugë mendja ime ishte te Kombëtarja”, shprehet Cake.
Një performancë mjaft e mirë dhe një sinjal i qartë për trajnerin Silvinjo, i cili duket se tani ka një "armë” shtesë në repartin fie prapavijës. Vetë braziliani është shprehur i kënaqur me Caken dhe me lojtarët e rinj që aktivizoi në këtë miqësore. Ndeshjet e ardhshme të Kombëtares do të jenë në muajin nëntor ndaj Andorrës më 13 nëntor në transfertë dhe Anglisë më 16 nëntor në “Air Albania”, ku pritet të vendoset gjithçka për pjesën e kualifikimit.
Per ç'fare kombetareje behet fjale, kur ne shkrim shkelet me kembe gjuha shqipe? A ka gje me kombetare se gjuha amtare? Perse nuk thuhet "paraqitje", por shkruhet 'performance"?