TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Prill 2023, 17:40

Nuk do të jetë më gjyqtar kryesor në La Liga dhe jo vetëm, arbitrit të famshëm spanjoll i hiqet “grada”

Shkruar nga Pamfleti

Nuk do të jetë më gjyqtar kryesor në La Liga dhe jo

Antonio Mateu Lahoz nuk do të jetë më gjyqtar kryesor në La Liga dhe jo vetëm. Arbitri 46-vjeçar spanjoll, një nga më të famshmit, duhet të largohet nga komiteti teknik i arbitrave. Presidenti Luis Medina Cantaleho ka vendosur ta caktojë vetëm në VAR duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Lajmi duhet të zyrtarizohet deri në fund të kampionatit dhe sigurisht që do të jetë një goditje e rëndë për një profesionist që ka vendosur drejtësi në 280 ndeshje në kategorinë më të lartë të futbollit profesionist spanjoll, ku arbitron që nga shtatori i vitit 2008.  Lahoz, sipas shtypit spanjoll, do të paguajë për kritikat e marra në ndeshjen e Kupës së Botës mes Holandës dhe Argjentinës.

antonio mateu lahoz arbitri spanjoll

Lini një Përgjigje