
Trajneri i Tottenham, Christian Stellini është shkarkuar nga presidenti Daniel Levy pas humbjes 6-1 ndaj Newcastle dhe vendin e tij do ta zërë, Ryan Mason deri në fund të këtij sezoni.
“Performanca e së dielës kundër Newcastle ishte krejtësisht e papranueshme. Ishte shkatërruese për t’u parë. Ne mund të gjejmë shumë arsye pse ndodhi dhe ndërsa unë, Bordi Drejtues, menaxherët dhe lojtarët duhet të marrin të gjithë përgjegjësinë kolektive, në fund të ditës përgjegjësi është e imja. I urojmë mirë atij dhe stafit të tij”, ishte mesazhi i presidentit të Tottenham.
Pas humbjes një koment totalisht kritik ndaj londinezëve e ka dhënë dhe ish-mbrojtësi i Liverpool, Jamie Carragher, i cili doli totalisht kundër trajnerit Cristian Stellini dhe zgjedhjeve të tij.
“Ky Tottenham është një turp i madh! Ata u rreshtuan me katër mbrojtës për herë të parë gjatë këtij sezoni, por me Porron mbrojtës krahu. Ai djalë nuk di të mbrojë fare. Merrni menjëherë një trajner të vërtetë, jo mikun e Contes”, përfundoi në fjalën e tij legjenda e Liverpool.
Lini një Përgjigje