TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Shkurt 2026, 16:40

Nuk ishte pjesë e Bërnlit në 2 ndeshjet e fundit, ja çfarë po ndodh me Armando Brojën

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ishte pjesë e Bërnlit në 2 ndeshjet e fundit, ja

Armando Broja nuk është përfshirë në listën e Bërnlit në dy ndeshjet e fundit, konkretisht në përballjen ndaj Kristal Palas në kampionat dhe ndaj Mansfild në FA Cup. Deri tani, klubi anglez nuk ka dhënë një shpjegim zyrtar për mungesën e sulmuesit shqiptar.

Sipas një postimi në platformën “X” nga faqja “Albania Football”, Broja po përballet me probleme fizike. Në raportim thuhet se 24-vjeçari ka ndjerë dhimbje gjatë një momenti vrapimi, çka ka vënë në alarm stafin mjekësor të klubit.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se lojtari i ka kërkuar klubit leje për të ndjekur një trajtim të specializuar, me synimin për të kapërcyer shqetësimin fizik dhe për të qenë në formë optimale për ndeshjet e Kombëtares shqiptare në muajin mars. Shqipëria do të përballet me Poloninë në fazën “play-off”, një sfidë e rëndësishme e planifikuar për t’u luajtur më 26 mars.

Situata ka shkaktuar shqetësim edhe në kampin kuqezi. Trajneri Silvinjo pritet të ndjekë nga afër gjendjen e sulmuesit, i cili konsiderohet një nga pikat kyçe të repartit ofensiv të Kombëtares. Megjithatë, deri në një reagim zyrtar nga Bërnli apo një njoftim mjekësor, mbetet e paqartë shkalla e dëmtimit dhe koha e rikuperimit.

Në pritje të zhvillimeve të reja, te Kombëtarja shqiptare shpresojnë që Broja të rikthehet në kohë dhe të jetë i gatshëm për përballjen e marsit.

 

armando broja sulmuesi shqipta bërnli

Lini një Përgjigje