Sport30 Shtator 2023, 22:11

“Nuk jam unë problemi i Romës”, Zhoze Murinjo: Në verë refuzova ofertën më të çmendur, ndaj Frosinones s’ka justifikime

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk jam unë problemi i Romës”, Zhoze Murinjo: Në

Roma e ka nisur keq këtë sezon të Serisë A, teksa verdhekuqtë në 6 javët e para kanë pësuar tre humbje, dy barazime dhe vetëm një fitore. Në konferencën për shtyp, trajneri Zhoze Murinjo theksoi se nuk është ai problemi i Romës dhe se në verë refuzoi ofertën më të çmendur që kishte marrë në karrierë.

Të dielën duhet të futemi në fushë dhe të pranojmë çfarëdo reagimi nga tifozët, edhe nëse ata na kontestojnë. Duhet t’i respektojmë dhe të japim maksimumin për t’u rikthyer te fitorja ndaj një skuadre të mirë si Frozinone. A do të rinovoj kontratën? Nuk mund të përgjigjem tani, por deri para tre muajsh kjo pyetje as nuk konsiderohej.

Pas ndeshjes në Budapest me Sevijan iu thashë lojtarëve dhe presidentit se do të qendroja, refuzova në verë ofertën më të çmendur që kisha marrë ndonjëherë. Por, kisha bërë një premtim dhe qendrova. Tani duket sikur jam unë problemi, por nuk është e vërtetë. Kështu deri në qershor të vitit 2024 do të jem këtu, vetëm presidenti është ai që mund të më largojë para kohe. Nuk kam frikë të futem në stadium dhe të dëgjoj vërshëllimat e tifozëve.

Këto djem janë miqtë e mi dhe unë jam miku i tyre, jemi një grup i bukur me një raport shumë të mirë. Unë ndjehem shumë mirë te Roma dhe nuk ka vend tjetër ku do të doja të punoja në këtë moment. Nga ndeshja me Frozinonen duhet të nisim dhe të fitojmë, nuk ka më justifikime”, u shpreh Murinjo.

zhoze murinjo trajneri i romës