TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Shtator 2023, 20:09

Dyshja Pulisiç-Okafor “bëjnë ligjin” në ‘San Siro’, Milani likuidon Lacion e Hysajt dhe pret një dhuratë

Shkruar nga Pamfleti

Dyshja Pulisiç-Okafor “bëjnë ligjin” në

Milani arrin të marrë 3 pikë mjaft të rëndësishme përballë Lacios në ndeshjen e zhvilluar në ndeshjen e vlefshme për javën e 7 të Serisë A.

Një ndeshje e vështirë për kuqezinjtë të cilët pas disfatës në derbi dhe barazimit me Njukasëllin në Champions League, i janë rikthyer fitores së tretë rradhazi duke marrë përkohësisht kreun i vetëm.

Pas një pjese të parë e cila përfundoi me rrjeta të paprekura, në të dytën kuqezinjtë zhbllokuan shifrat me Pulisiç në minutën e 60.

Në mbyllje të takimit vulosi gjithçka Okafor, pas një inkursioni perfekt të Leaos.

Me këtë fitore, Milani mban përkohësisht kreun me 18 pikë, ndërsa Lacio mban vendin e 14 me 7 pikë.

milan lacio seria a

Lini një Përgjigje