
Lajpcigu dhe Bajerni i Mynihut kanë ndarë pikët në ndëshjen e vlefshme për javën e 6 në Bundesligën gjermane. Një duel tepër i luftuar por që u mbyll me rezultatin 2-2.
Sfida mund të ishte mbyllur që në minutën e 12, pas një gafe të pabesueshme të Ulrish, por Forsberg e fali portierin e bavarezëve.
Openda u tregua i saktë në minutën e 20, i cili kaloi në avantazh Lajpcigun me një goditje të saktë brenda zonës.
Gjashtë minuta më vonë erdhi goditje e radhës për Bajernin, me vendasit që dyfishuan avantazhin me një gol të Lukebas, i ndihmuar nga një tjetër gafë e Ulrish.
Në pjesën e dytë erdhi reagimi i kampionëve në fuqi të Gjermanisë.
Në minutën e 57, Herri Kejn ngushtoi diferencat në 2-1 me një penallti dhe në minutën e 70, Sane realizoi golin e barazimit 2-2 pas një kundërsulmi të shpejtë.
Pas këtij rezultati, Bajerni mban vendin e tretë në renditje me 14 pikë, ndërsa Lajpcigu ndodhet në vendin e 5 me 13 pikë.
Lini një Përgjigje