
Nuk ka mrekulli në “Fadil Vokrri”. Kosova largohet me kokën lart nga “play off” i Botërorit, duke bërë një paraqitje dinjitoze si në fazën e grupeve, ku u rendit në vendin e dytë pas Zvicrës, ashtu edhe në fazën “play off”, ku vetëm pak ditë më parë mposhtën Sllovakinë në shtëpinë e tyre me rezultatin 3-4
Nuk ka mrekulli në “Fadil Vokrri”. Kosova mposhtet nga Turqia me rezultatin minimal 0-1 dhe i thotë lamtumirë Kupës së Botës. Ai që vendosi kualifikimin e ekipit ballkanas në Botërorin 2026, pas plot 24 vitesh ishte Aturkollu me golin e realizuar në minutën e 53. Te Kosova protestuan për pozicion jashtë loje, por arbitri anglez e konsideroi të rregullt golin e Turqisë.
Në minutë e 81, Muslija pati shansin të barazonte shifrat për dardanët, por gjuajtja e tij shkoi ngjitur me shtyllën e portës.
Kosova pati disa raste shënimi në minutat e fundit, por nuk arriti t’i konkretizonte. Skuadra e drejtuar nga gjermani Franko Foda pretendoi për një penallti në minutën e 85, por arbitri anglez vazhdoi lojën.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Në minutën e 3, turqit patën tentativën e parë. Akturkollu provoi nga distanca, pasi fillimisht kishte gabuar Muriç në pasim. Ky i fundit kontrolloi pa problem.
7 minuta më vonë, Turqia ishte pranë golit, pasi topi i Jilldiz u devijua dhe përfundoi në këndore. Vojvoda dhe Muriç nuk u kuptuan me njëri-tjetrin
Në minutën e 14, tjetër rast për Turqinë. Topi mbeti në zonë ku më pas largoi Vojvoda. 10 minuta më pas, rasti më i mirë i erdhi Kosovës, por pasimi i Asllanit nuk shkoi te Muriqi.
Në minutën e 27, goditje e bukur nga Kokçu, por topi shkoo jashtë. 2 minuta më vonë Kosova iu afrua golit. Super goditje nga ana e Asllanit, por portieri Çakir dhe tranversa shpëtuan Turqinë.
Kosova largohet kështu me kokën lart nga “play off” i Botërorit, duke bërë një paraqitje dinjitoze si në fazën e grupeve, ku u rendit në vendin e dytë pas Zvicrës, ashtu edhe në fazën “play off”, ku vetëm pak ditë më parë mposhtën Sllovakinë në shtëpinë e tyre me rezultatin 3-4.
Te dhjere por krenare!