TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Mars 2026, 20:49

Starton finalja e madhe/ Nata që ndan ëndrrën nga realiteti, Kosova për historinë në “Fadil Vokrri”

Shkruar nga Pamfleti

Starton finalja e madhe/ Nata që ndan ëndrrën nga realiteti,

Vetëm dhjetë vite pas pranimit në FIFA dhe UEFA, Kosova sheh një nga arritjet më të mëdha në futboll, teksa grupet e Kupës së Botës do ishin realizimi i një ëndrre të kahershme për 'Dardanët'

Starton finalja e madhe në “Fadil Vokrri”. Kosova kërkon të shkruajë historinë për t’u kualifikuar për herë të parë në një Kupë Bote. Vetëm dhjetë vite pas pranimit në FIFA dhe UEFA, Kosova sheh një nga arritjet më të mëdha në futboll, teksa grupet e Kupës së Botës do ishte realizimi i një ëndrre të kahershme për 'Dardanët'.

Ekipi i Franko Fodës mposhti 3-4 Sllovakinë pesë ditë më parë në Bratislavë, aty ku ra në sy loja sulmuese. Sot përballë është Turqia, një ekip që prej vitit 2002 nuk merr pjesë në Botëror, teksa në Japoni dhe Kore të Jugut u renditën të tretët në botë.

Kosova do ketë një mbështetje të madhe, ndërsa stadiumi "Fadil Vokrri" duket shumë i vogël për kërkesat e shumta për bileta. Diçka më pak se 14 mijë tifozë do jenë në stadium, ndërsa 700 prej tyre janë nga Turqia.

Ashtu si në ndeshjen e parë, ku “dardanët” përfituan 500 mijë euro nga qeveria e Kosovës, edhe për këtë ndeshje ka shpërblim, pasi kryeministri Kurti ka premtuar një milion euro për fitoren ndaj Turqisë.

Kosova dhe Turqia do të përballen me njëra-tjetrën për herë të katërt në historinë e tyre. Tre përballjet e mëparshme janë dy ndeshje zyrtare dhe një miqësore e luajtur përpara se Kosova të bëhej anëtare e FIFA-s. Ekipi kombëtar i Turqisë i ka fituar të treja ndeshjet (dy jashtë fushe dhe një në shtëpi), duke shënuar 12 gola dhe duke pësuar vetëm 2.

Ndeshja do të gjykohet nga arbitri anglez Majkëll Oliver.

kosova turqia play off i botërorit

Lini një Përgjigje