TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Mars 2026, 21:34

Kosova heroike në pjesën e parë, traversa e Asllanit u mohon golin “dardanëve” (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kosova heroike në pjesën e parë, traversa e Asllanit u mohon

Kosova ka rezistuar përballë Turqisë, duke i mbyllur 45 minutat e para me rrjeta të paprekura

Përfundon pjesa e parë në “Fadil Vokrri”. Kosova ka rezistuar përballë Turqisë, duke i mbyllur 45 minutat e para me rrjeta të paprekura.

Në minutën e 3, turqit patën tentativën e parë. Akturkollu provoi nga distanca, pasi fillimisht kishte gabuar Muriç në pasim. Ky i fundit kontrolloi pa problem.

7 minuta më vonë, Turqia ishte pranë golit, pasi topi i Jilldiz u devijua dhe përfundoi në këndore. Vojvoda dhe Muriç nuk u kuptuan me njëri-tjetrin

Në minutën e 14, tjetër rast për Turqinë. Topi mbeti në zonë ku më pas largoi Vojvoda. 10 minuta më pas, rasti më i mirë i erdhi Kosovës, por pasimi i Asllanit nuk shkoi te Muriqi.

Në minutën e 27, goditje e bukur nga Kokçu, por topi shkoo jashtë. 2 minuta më vonë Kosova iu afrua golit. Super goditje nga ana e Asllanit, por portieri Çakir dhe tranversa shpëtuan Turqinë.


Në minutën e 33, rast i artë për turqit, por mbrojtja e Kosovës u tregua gatshme.

kosova turqia play off i botërorit

Lini një Përgjigje