TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Mars 2026, 22:09

“Nuk mund të dorëzohemi”, ish-kapiteni i Polonisë i ‘hap zjarr’ kombëtares: Duhet të jemi të përgatitur për të luftuar ndaj Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk mund të dorëzohemi”, ish-kapiteni i Polonisë i

Shqipëria dhe Polonia do të përballen pas tetë ditësh në një ndeshje të vlefshme për fazën “play-off” të Kupës së Botës. Takimi do të zhvillohet në Varshavë, në stadiumin “PGE Narodowy”, i cili pritet të jetë i mbushur me tifozë.

Ish-qendërsulmuesi i Polonisë, Roman Kosecki, ka komentuar këtë përballje, duke u shprehur optimist për shanset e kombëtares polake. Ai ka reaguar edhe ndaj debateve të fundit lidhur me përzgjedhjet në ekipin kombëtar.

Sipas Koseckit, diskutimet mbi grumbullimet duhet të shmangen, pasi bëhet fjalë për përfaqësimin e vendit. “Ky është ekipi kombëtar polak dhe duhet trajtuar si i tillë”, theksoi ai, duke nënvizuar rëndësinë e përgjegjësisë në deklarata publike.

Duke analizuar situatën në prag të “play-off”-it, Kosecki vlerësoi se Polonia ka potencial për të përballuar kundërshtarët, përfshirë Suedinë dhe Ukrainën, por theksoi se fokusi i parë duhet të jetë Shqipëria.

Ai paralajmëroi se ndeshja ndaj kuqezinjve nuk duhet nënvlerësuar, duke theksuar nevojën për përgatitje dhe përqendrim maksimal.

Duhet të jemi të gatshëm për të luftuar dhe të mos dorëzohemi”, u shpreh Kosecki, duke shtuar se beson në një rezultat pozitiv për Poloninë.

roman kosecki ish-kapiteni i polonisë "play off"-i me shqipërinë

Lini një Përgjigje